biglogo
Produktet
Inovacion
Rreth nesh
Cilësia

Quality

Deklarata e rregullave të cilësisë.


Kompania Greemed S.A ka për qëllim të ofrojë standartin më të lartë të cilësisë si dhe të vazhdojë të mbajë vendin e saj si një kompani kryesore kontraktuese duke vazhduar të gëzojë klientët e saj si dhe për të krijuar mundësi të tjera biznesi duke vepruar në një mënyrë të sigurtë , efikase dhe fitimprurese.


Qëllimet kryesore të kompanisë janë:

  • Të kuptojë vërtetë klientet dhe kërkesat e tyre të biznesit .
  • Të forcojë marrëdhëniet si dhe të vazhdojë biznesin me klientet aktual
  • Të korrë sukses jo vetëm për shkak të çmimit por edhe për shkak të risive dhe vlerës.
  • Vashdimisht të përpiqet të përmirësojë performancën duke analizuar dhe përmirësuar vazhdimisht proçesin e mënyrës së të bërit biznes.
  • Të zhvillojë potencialin e stafit duke ofruar trajnimin e përshtatshëm
  • Ti përkushtohet më tepër cilësisë si edhe të krijojë një ambjent pune në skuadër në mënyrë që stafi të jetë më produktiv.


Drejtuesit e kompanisë kanë për detyrë të sigurojnë organizimin e duhur si dhe burimet për të zbatuar këtë rregull në cdo aspekt të biznesit


Megjithatë, çdokush që punon në Greemed S.A ka për detyrë të ofrojë cilësi të mirë të punës së tyre si dhe të personave që kanë nën mbikqyrje. Këto përgjegjësi do të përcaktohen në kuadër të procedurave të kompanisë dhe planeve të menaxhimit të projektit.


GreeMed – Së bashku ndërtojmë cilësinë